Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vodhi mësuesit në një shkollë në Himarë, arrestohet 47 vjeçari

10:18 / June 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një person ka rënë në prangat e policisë dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në Vlorë.

Sipas uniformave blu mësohet se është bërë i mundur arrestimi i shtetasit D. Ç., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të stafit pedagogjik të një shkolle në Himarë.

Ndërkohë janë proceduar penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit: V. T., 61 vjeç, K. T., 27 vjeç (babë e bir), V. A., 53 vjeç dhe D. A., 26 vjeç (babë e bir), të katërt banues në Vlorë.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Ç., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të stafit pedagogjik të një shkolle në Himarë.

Po nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, është proceduar penalisht shtetasja:

R.B., pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në Jalë, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit: V. T., 61 vjeç, K. T., 27 vjeç (babë e bir), V. A., 53 vjeç dhe D. A., 26 vjeç (babë e bir), të katërt banues në Vlorë.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar

11:15 / November 2, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare regjisori dhe aktori Gjergj Mena

10:12 / November 2, 2026

Tragjedi në Gjilan, 27-vjeçari gjendet i vdekur me foshnjen, arrestohet i ati

16:59 / November 1, 2026

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

15:03 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.