27-vjeçari Ordis Molla i cili vodhi një postë private në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ka shpjeguar motivin para togave të zeza. I riu ka deklaruar se këtë grabitje e ka kryer pasi kishte të atin të sëmurë dhe i nevojiteshin para.
“Kam babain në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për ti ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”, mësohet të ketë thënë 27-vjeçari.
Ai u vendos në pranga disa orë pas ngjarjes së të mërkurës në mbrëmje, ku përmes kërcënimit me thikë ndaj punonjësit, mori një shumë parash në filialin e një poste private në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku Molla, pasi mori një shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund dhe u largua me motomjet.
