Në një video të publikuar në rrjete sociale, një vajzë e plagosur ukrainase, i bën një apel Presidentit rus, Vladimir Putin.
“Vladimir Putin, fëmijët në Ukrainë kanë një apel për ty, largoji trupat ushtarake nga Ukraina”, shprehet vogëlushja.
Vlen të përmendet se situata është tepër e agravuar në orët e fundit. Forcat ruse ndodhen shumë pranë Kievit dhe nga ana tjetër, forcat ukrainase ndodhen në gatishmëri për të mbrojtur kryeqytetin e vendit.
