Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vokshi entuziaste për protestën e djeshme: Qytetarët i dhanë përgjigjen më të mirë Amerikës

18:50 / July 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1657298106 Screenshot2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Albana Vokshin e cilëson pjesëmarrjen në protestën e djeshme të PD si përgjigjen më të mirë që qytetarët mund t’i jepnin Amerikës.

Çështja e shpalljes së Sali Berishës non-grata nga SHBA, sipas saj, u tejkalua dje.

 “Partia Demokratike nuk ka asnjë rrymë anti-amerikane brenda saj. Përkundrazi është partia që ka pasur dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA si kur është në qeverisje, ashtu edhe në opozitë. Të jesh ‘non-grata’ nuk do të thotë të jesh anti-amerikan. Ajo është një çështje personale e zotit Berisha që po e zgjidh përmes gjykatës në Paris. Qytetarët në 7 korrik dhanë përgjigjen më të mirë për këtë, sepse në protestë nuk kishte vetëm demokratë, por mijëra qytetarë që iu bashkuan Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë”, deklaroi Vokshi në emisionin “Kontrast”.

Ajo u ndal edhe te ish-kryedemokrati Lulzim Basha, për të cilin tha se po tenton të minojë PD-në e Berishës në arenën ndërkombëtare.

“Partia Demokratike është baza dhe aty është e bashkuar. Por po, sot ka një problem me Grupin Parlamentar. Nuk janë 35 deputetë, por më pak se aq, që janë të veçuar. Edhe pas protestës ka pasur bisedime me ta. Ndërsa mbledhjet që bën zoti Alibeaj bëhen edhe në mungesë të kuorumit. Por zoti Alibeaj vazhdon me axhendën e tij, që për fat të keq është axhenda e Bashës. Zoti Basha dhe ndonjë tjetër po përpiqen edhe ndërkombëtarisht ta minojnë Partinë Demokratike. Dje në shesh qytetarët tregojnë se nuk hanë bar. Pra në momentin që qeveria sillet si armik me ta, ata çohen dhe protestojnë duke i treguar Edi Ramës të vetmen gjuhë që ai kupton”, shtoi Vokshi.

Albana Vokshi luzlim basha PD Protesta SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA përgatitet të evakuojë stafin diplomatik dhe familjet nga Lindja e Mesme, frikë nga s*lmet e Huthëve

22:44 / October 21, 2026

Protesta e dhunshme, qeveria shton numrin e policëve që përfitojnë 2500 euro shpërblim

22:18 / October 21, 2026

Protestat e dhunshme, sot caktohen masat për 58 të arrestuar

10:02 / October 21, 2026

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.