Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, thotë se protesta që do të mbahet nesër, është edhe edhe për faktin se kryeministri Edi Rama nuk e do opozitën në zgjedhje. Sipas saj, Rama tenton të blejë dhe shkatërrojë PD, duke mos e lënë as të regjistrohet përgjatë një viti.
“Rama është një person që ka grumbulluar të gjithë pushtetet. E vetmja shtyllë e demokracisë është opozita.
Ka kaq vjet, që tenton ta blejë ose shkatërrojë. Deri aty sa nuk do ta lërë të regjistrohet.
Ka minimalisht një vit që nuk kemi të drejtë të regjistrohemi. Mendoni që ne si parti mund të mos futemi dot në zgjedhje? Rama nuk e do as në zgjedhje opozitën”,-thotë Vokshi.
