Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vokshi zbulon detajet: Në protestë kanë qenë 120 mijë vetë

21:24 / February 21, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
albana vokshi
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se protesta e një dite më parë është më e madhja që opozita ka realizuar ndonjëherë. E ftuar në emisionin Debat, Vokshi ka thënë se në bazë të përllogaritjeve, dje në bulevard kanë qenë 120 mijë protestues.

“Nuk ka njeri që nuk e ka të qartë që opozita ka mbështetje, ishte përtej pritshmërive për mirë. Kisha besimin e plotë, nga struktura nga daljet në degë që do kishim numra të mëdhenj dhe tentonim të shkonim te një nga protestat më të mëdha, si protesta e 7 korrikut, kjo e djeshme, kishte 25% më shumë, ka pasur më shumë se 120 mijë në shesh”, tha Vokshi.

Duke e quajtur si protestë të qytetarëve, Vokshi tha se në Bulevard ka pasur ish-drejtor të Erion Veliaj, pasi thekson se ka pasur arsye të forta për të protestuar.

“Kemi parë edhe ish-drejtor të Veliaj me familje që i kemi identifikuar, sepse kanë dalë ato që mund të mos i kemi kontaktuar direkt, por mesazhi ynë ka shkuar, dhe kushdo që ka pasur një arsye për të dalë dje ka pasur ditën për të dalë”, bëri me dije deputetja.

Sipas saj, në protestë u vërtetua që qytetarët e mbështesin opozitën e bashkuar, por edhe aksionin e saj, me protesta brenda dhe jashtë Kuvendit.

“Protesta e djeshme ka vërtetuar që opozita është në këmbë, që është më e fortë, që opozita e bashkuar është e mirëpritur, sepse qytetarët dolën për mesazhin e bashkimit të opozitës, por edhe frontit të opozitës dhe kanë përshëndetur dhe mbështetur dhe aksionin opozitar si brenda dhe jashtë parlamentit, në rrugën e Shpresës”, përfundoi Vokshi.

Albana Vokshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Përfundon numërimi në Lezhë/ Si ndahen mandatet mes PS dhe PD

11:40 / May 13, 2025

Numërohen 1121 nga 1282 kuti në Tiranë/ PD i rimerr mandatin Shehajt

11:20 / May 13, 2025

Përfundon procesi i numërimit në Korçë/ PS merr 6 mandate, PD-ASHM merr 4

10:20 / May 13, 2025

Numërohen rreth 90% e kutive në Fier, PS siguron 4 mandate

09:40 / May 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.