Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, sapo ka mbërritur në Shkup dhe është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme, shqiptari Bujar Osmani.
“Jam e lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i RMV-së ka treguar përkushtimin e tij ndaj vlerave evropiane. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke përparuar drejt anëtarësimit. Tani i takon RMV-së të bëjë hapin vendimtar përpara”, ka shkruar Von Der Leyen.
Sipas agjendës, ajo duhet të takohet me presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Xhaferi, dhe më pas do të ketë fjalim në Kuvend., ku sot pritet votimi i propozimit francez që i hap rrugën integrimit të vendit, por edhe Shqipërisë në BE. Opozita është në protestë.