Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka mbërritur në kampin e Vorës.
Bashkë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, ambasadorin italian Alberto Cutillo dhe atë të BE në Shqipëri Luigi Soreca, ai ka vizituar çadrat ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Ai do të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.
