Florian Açka nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” e vlerësoi si hap pozitiv draftin e paraqitur nga Partia Socialiste në lidhje me votën e emigrantëve.
“Fakti që partia në pushtet ka sjell një draft është pozitiv. Nuk e di është dorëzuar apo jo. Nëse ky draft është zyrtar është pozitiv sepse përputhet me atë që ka gjithë bota për votën e diasporës. Ne jemi kundër regjistrit të emigrantëve. Çdo vend në botë ka një regjistër pranë KQZ. Pikat e tjera janë pozitive. Jemi 67 ditë në shkelje të Gjykatës Kushtetuese. Është normale të ketë përfaqësues nga diaspora. E rëndësishme është që vota të na mundësohet dhe të hapet kjo faqe e re e historisë”, tha Açka.
Në lidhje me votën e emigrantëve, në draftin e paraqitur nga PS, propozohet që shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të votojnë nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën e votimit.