Menjëherë pas votimit të marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek liderët botërore kanë uruar Maqedoninë dhe Greqinë për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Edhe ish ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një postim në Twitter, shprehet se ky është një moment historik për Ballkanin dhe Europën.
“Vota për Marrëveshjen e Prespës nga Parlamenti grek zgjidh mosmarrëveshjen 27-vjeçare mbi çështjen e emrit dhe hap dyert për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Një moment historik për Ballkanin dhe Europën. Urime!”, shkruan Bushati në Twitter.
Bushati ka etiketuar edhe ish ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili bashkë me homologun maqedonas, Nikola Dimitrov arritën në këtë marrëveshje që u votua sot dhe që tashmë do të ketë emrin Maqedonia e Veriut.