Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë, konkretisht Greqia, për subjektet zgjedhore në qarqet, Kukës, Durrës, Tiranë, Shkodër, Dibër dhe Lezhë.
Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga Greqia për subjektet zgjedhore në qarqet:
- Korçë
- Gjirokastër
- Vlorë
- Elbasan
- Berat
Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:
- Durrës
- Tiranë
- Shkodër
- Fier
- Lezhë
- Dibër
Në qarkun Kukës ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).
