Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Votime rekord te Barcelona, Laporta pranë kthimit në kreun e klubit

21:56 / March 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
laporta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Joan Laporta pritet të kthehet përsëri në kreun e Barcelonës, pasi raportohet se ka fituar zgjedhjet e sotme për vendin e lënë bosh si president i klubit pas largimit me turp të Josep Maria Bartomeut. Sondazhet paraprake e nxjerrin atë fitues me një diferencë të thellë, ndërsa pak para mesnate do të bëhen të ditura shifrat zyrtare të këtyre votimeve.

Ajo që është e sigurt që tani është që Barcelona sot ka regjistruar një rekord sa i përket pjesëmarrjes në votime, edhe pse është periudhë pandemie. Deri në orën 20:00, një orë para se të mbyllej zyrtarisht votimi për president ku garonin tre kandidatë, pjesëmarrja ishte 50,48%, duke kaluar rekordin historik të anëtarëve të klubit që kishin votuar në vitin 2010.

Ndërkohë, TV3 në Spanjë ka bërë të gjithë projeksionet për fituesin nëpërmjet një sondazhi duke marrë për bazë 4 mijë votues dhe Laporta rezulton një fitues me diferencë të thellë. Presidenti që kthehet në detyrë pas thuajse një dekade, sipas këtij burimi do të sigurojë rreth 58,3% të votave, Viktor Font do të jetë në vendin e dytë me 31,3% dhe Toni Freiksa di të jetë i treti me 9,3% të preferencave të votuesve. Presidentët e kolegjit elektoral në klub, Rikardo Munjoz dhe Ksavier Gusieras do të publikojnë në orën 23:30 emrin e fituesit por për tifozët katalanas ka pak dyshime se ai do të jetë Laporta, i cili ndërtoi ciklin e suksesshëm nën drejtimin e Guardiolës dhe shpresojnë që të bëjë një gjë të tillë përsëri në vitet në vijim. 

barca laporta votime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin

22:40 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.