Është ndërprerë për disa çaste votimi për zgjedhjen e kryetares së re të kuvendit Lindita Nikolla. Shkak është bërë gjesti i kryeministrit Rama për të mbledhur fletët e grisura nga deputetët e PD-së të hedhura jashtë kutisë së votimit.
Ky gjest i kryeministri ka bërë që socialistët të shpërthejë në duartrokitje, ndërkohë që demokratët kanë nisur të debatojnë pasi veprimi i Ramës ndërpreu votimin për zgjedhje e Kryetarit të ri të Kuvendit.
Rama nuk e ka lënë me kaq veprimin e tij, por ka marrë një qese, ku ka mbledhur fletët e grisura dhe ja ka dhënë anëtarët të PD-së në Komisionin e Votimit, Belind Këlliçi.
Ky i fundit ka kundërshtuar ashpër pasi heqja e fletëve ndikon në procesin e votimit pasi nuk do të mund të numërohen votat e pavlefshme.