Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në qendrën “Kopshti 31”, njësia Administrative Nr. 5 në Tiranë.
Balluku theksoi se është me rëndësi të kemi një proces të qetë dhe të pandërprerë, përveç rasteve kur ka probleme teknike.
“Tashmë ka një rëndësi të veçantë për qytetarët tanë se kush do të jenë ata që do të drejtojnë bashkitë e vendit sepse kanë kuptuar që puna e tyre e përditshme mund të ndryshojë jetën e familjeve të tyre, e fëmijëve dhe kjo është shumë e rëndësishme tashmë”, u shpreh Balluku.
