Gjykata e Elbasanit ka vendosur arrest me burg për katër të miturit në Elbasan, të cilët goditën për vdekje bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh pas një zënke në Tik Tok.
6 adoleshentët janë konfliktuar mes tyre në brendësi të një lagje, pranë shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, njëri prej tyre i pajisur me thikë dhe dorezë hekuri ka qëlluar për vdekje F.B 15 vjeç ndërsa është plagosur kushëriri i tij M.L.
