Gjykata e Apelit ka lënë më burg Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, të cilët vranë shokun e tyre pas pijes, Florjan Lamçe. Sanxhaktari është dhëndri i ish kreut të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.
Më parë, Sanxhaktari ka treguar për policinë se me viktimën kanë pasur lidhje të mira miqësie. Sipas tij, takimi në lokal ka kaluar mes pijeve të ndryshme dhe ai nuk kujton fare se cfarë ka ndodhur.
