Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vranë shqiptarin në Selanik një vit më parë, dy në pranga. Një u arrestua në Greqi

09:57 / April 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia-korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një vit më parë në Selanik ku mbeti i vrarë me thikë një 43-vjeçar nga Korça.

Operacioni policor i koduar “Radaneci 2021” u finalizua me arrestimin e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, ndërsa njëri është arrestuar nga autortetet greke. Finalizimi u bë pas hetimeve disamujore.

NJOFTIMI I PLOTE

Korçë

Vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë së Shtetit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale kundër personit.

Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Radaneci 2021”.

Dokumentohet me prova ligjore autorësia edhe e dy bashkëpuntorëve të tjerë të ngjarjes së ndodhur 1 vit më parë në Selanik, Greqi, ku mbeti i vrarë një 43-vjeçar nga Korça. Për këtë ngjarje është arrestuar më parë nga autoritetet policore greke, shtetasi R. T.

Operacioni i kryer nga strukturat policore të DVP Korçë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vihen në pranga 2 nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Strukturat policore në DVP Korçë, me mbështetjen e strukturave hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në vijim të hetimeve disamujore të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 18.05.2020, në Selanik, Greqi, ku pas një konflikti të çastit mbeti i vrarë 43-vjeçari S. D., nga Korça, finalizuan operacionin policor të koduar “Radaneci 2021”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve O. Xh., 24 vjeç dhe M. G., 32 vjeç, banues në Korçë (të dy të dënuar më parë për vjedhje).

Këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit, kanë vrarë me mjet të mprehtë (thikë), në Selanik, shtetasin S. D.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Akademia e Arteve në Tiranë te biznesi në Itali, kush ishte Bashkim Rushani që vdiq në aksidentin tragjik në Leçe

21:18 / November 6, 2026

“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”, Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë

20:58 / November 6, 2026

Xheneta Fetahu “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: “Nuk kam pranuar të më shesësh te shokët e tu në Spanjë”

20:38 / November 6, 2026

Hiqet taksa e qarkullimit nga karburanti, a do të ulen çmimet? Ministrja zbulon si do të bëhet kontrolli i sektorit

20:00 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.