Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vranësira të dendura, reshje shiu e dëbore

08:30 / February 25, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
IMG 1312
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por vijojnë njësoj maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të shiut e dëborës, ku në zonat perëndimore dhe veriperëndimore priten në intensitete disi më të larta. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë vonë në mbrëmje pritet dobësim i tyre. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat termike nga -2°C vlera më e ulët deri në 8°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Maqedonia e Veriut

Vijon depërtimi masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë në MV vranësira dhe reshje të dendura shiu si edhe reshje dëbore në zona të caktuara. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të vijojnë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore, por intensiteti i tyre do të jetë në rënie, rikthehen ngricat e theksuara në shumë akse rrugore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat termike nga 0°C vlera më e ulët deri në 8°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Evropa

Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri dhe veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në Alpet e Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone, ku gadishulli skandinav dhe Europa qendrore do të kenë reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara. Po ashtu me reshje shiu e stuhi të forta ere do të paraqiten ishujt Britanikë si edhe rajoni i Ballkanit ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë gadishulli Iberik, gadishulli Peloponez si edhe vendet e Europës Lindore duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësirat e lehta e kalimtare.

Moti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

34 vite PS, Rama: Fitorja përgjegjësi e madhe dhe besim për të udhëhequr vendin drejt BE-së

19:27 / June 19, 2025

Kancelari gjerman telefonatë me kryeministrin izraelit: Duhen zgjidhje diplomatike për konfliktin

19:05 / June 19, 2025

Kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:57 / June 19, 2025

Hyrja e re e Shkodrës, Rama poston fotot: Nis hedhja e shtresave asfaltike

16:55 / June 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.