Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Vrasës gjakftohtë dhe i rrezikshëm”, Policia greke publikon fotot e shqiptarit

20:37 / June 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Astrit Hasani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia greke nuk ka mundur të arrestojë personin e katërt dhe për këtë arsye, ka publikuar foton dhe emrin e tij, duke kërkuar kështu ndihmën e qytetarëve.

Shqiptari që shihni në foto ka disa emra dhe mbiemra. Bëhet fjalë për Astrit Hasanin 35 vjeç, i cili përdor edhe emrat Titi dhe Jorgo, si dhe mbiemrat Asani, Hasan, Ashani, Astri, Xhelo. Policia e Athinës thotë se 35-vjeçari figuron edhe me moshë të ndryshuar; 36 vjeç, 34 vjeç ose 33 vjeç.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari konsiderohet veçanërisht i rrezikshëm dhe i armatosur, ndërkohë që ka qenë përfshirë në të paktën 8 herë në shkëmbime zjarri me oficerët e policisë.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen gjakftohtë të një 30 vjeçari kuzhinier i quajtur Nikos Papoutsidakis, ngjarje e ndodhur në korrik 2012.

Atë natë pafat, 30 vjeçari kuptoi se disa persona ishin duke u përpjekur për të vjedhur makinën e tij dhe shkoi bashkë me vëllain më të vogël për të parë. Shqiptari e qëlloi me kallashnikov duke e vrarë si dhe duke plagosur vëllain e tij.

Katër shqiptarët u arratisën nga burgu i transferimeve në Athinë rreth orës 04:00 të mëngjesit të 3 qershorit.

Njëri prej tyre u shtir si i sëmurë, çka bëri që njëri prej policëve t’i afrohej për ndihmë. Aty, grupi me një thikë, e neutralizojnë policin dhe i marrin armën, duke nënshtruar kështu edhe policët e tjerë roje.


Policia greke shqiptari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.