Një portugez është i dyshuari kryesor si vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, në lokalin e tij, teksa ishte duke pirë kafe. Ruben Saraiva dyshohet që është vrasësi, ndërsa policia ka krijuar edhe një identikit të tij.
Referuar emrit, pasionit për motorat (mjet me të cilin u largua vrasësi i Nikulajt), por dhe ngjashmërisë fizike, mediat publikuan foto dhe video të Ruben Saraivës. Pikërisht ky shtetas ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale ku thotë se mediat shqiptare po i përdorin fotot e tij dhe se ai nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në Shëngjin.
“Ky është Fake News, nuk kam të bej fare me këtë ndodhi që thuhet në Shqipëri! lajme false! Ndihem keq që përdorin foton time mediat shqiptare”,-shkruan ai në videot e publikuara në rrjetin social Tik-Tok, por që si rrjet është hapur para 20 orësh dhe kjo pasi në Shqipëri u bë me dije se kush është grupi që kreu në bashkëpunim vrasjen në Shëngjin.
@ruben.saraiva