Ruben Saraiva kishte udhëtuar për të disatën herë nga Shkodra drejt Shëngjinit, kjo deri ditën kur vrau shënjestrën, biznesmenin Ardian Nikulaj. Me një taktikë, gjysmën e rrugës e bënte me automjetin që kishte marrë me qira Edmond Haxhia dhe tjetrën me motorin me të cilin u largua nga skena e krimit.
Një kamera sigurie e sekuestruar së fundmi nga grupi i hetimit në një pikë karburanti, e shfaq 28 vjecarin portugez teksa mbush mjetin me karburant, për të cilin pagoi njërin nga dëshmitarët me 10 mijë lekë të vjetra. Për portugezin në kërkim drejtësia shqiptare u thotë britanikëve se provat që e lidhin me Edmond Haxhinë janë të pakundërshtueshme. Sipas shkresave të dorëzuara britanikëve që TCH pati mundësi të lexojë përmendet se përpos ADN, mjeti i marrë me qira nga porositësi Haxhia dhe i përdorur edhe nga vrasësi është i bën të plota dyshimet kundër tyre.
Sikundër edhe akti noterial për blerjen e motorrit, por edhe pritje përcjelljet në areoport të katër vëzhguesve, ku në pozitë më të vështirë ndodhet informatori Simpson edhe ai në kërkim. Pikërisht mbas sinjaleve që Simpson dha në vëzhgim e sipër, portugezi e realizoi krimin për të cilin kishin ardhur në Shqipërie dhe anglezë të tjerë me të njëjtin rol. Këto prova do të shqyrtohen sot nga drejtësia britanike.