Pse u vra 20-vjeçari Pavlin Preka në fshatin Guci e Re të Shkodrës? Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani afro 20 persona.
I riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë bashkë me babanë dhe vëllain e tij teksa merren me bagëti atje. Janë ende të paqarta motivet e kësaj vrasje duke mos patur ende një pistë hetimi. Familjarët kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti.
Ndërkohë, mësohet se në trupin e viktimës janë qëlluar 6 plumba me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës. Efektivët dyshojnë se 20-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij ku u gjet trupi i pajetë.
Ka qenë xhaxhai i 20-vjeçarit, Nikollë Preka personi që konstatoi se nipi i tij ishte vrarë. Viktima jetonte i vetëm në shtëpi ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër.