Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli sot sërish në emisionin ‘Breaking’ për dorëheqjen e tij pas ekzekutimit të Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Lleshaj deklaroi se “gjaku i shqiptarit që derdhët në mënyrë të padrejtë, duhet shpaguar”.
Ish-ministri foli edhe për vrasjen e të riut Musaen Zeneli në Velipojë. Pavarësisht se Bledi Çuçi tha se nuk ndjen përgjegjësi morale, Lleshaj tha se edhe për 20-vjeçarin duhet reflektim.
“Dorëheqja ishte nje vendim tërësisht personal, të cilit i qëndroj. Ishte një ngjarje e padrejtë dhe kriminale. Gjaku i shqiptarit që derdhët në mënyrë të padrejtë, duhet shpaguar. Edhe për vrasjen e të riut nga policia, apo edhe për raste të tjera, dikush duhet të reflektojë. Qoftë edhe rasti i Shkodrës, ku u vra ai 20-vjeçari. Përveç drejtësisë penale, ka edhe drejtësi shoqërore. Ngjarje të tilla, të cilat ndodhin, duhet të shërbejnë për një reflektim shoqëror, politik dhe social. Duhet të veprohet, të korrigjohet diçka. Vrasja e një djali të ri meritonte atë që ndodhi, dorëheqjen e ministrit. Performanca e policisë është CV-ja e ministrit. Gjaku që derdhet si pasojë e krimit, duhet të gjejë reflektim, jo zemërim”, tha Lleshaj.
