Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e 25-vjeçarit nga efektivi i policisë, Hoxha zbulon detajet: Këto janë 2 provat që do ndihmojnë për të përcaktuar nëse polici ka kryer detyrën ose jo!

12:05 / December 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fcf584883100
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtuesi i Policisë, Arjan Hoxha ka përcaktuar 2 provat që do të shërbejnë për të kuptuar nëse në vrasjen e të 25-vjeçarit Klodjan Rasha, efektivi i policisë ka kryer detyrë apo jo.

E para, tha Hoxha, duhet parë nëse në armën e sekuestruar ka gjurmë të viktimës dhe së dytë duhet të këqyret trupi i të riut, drejtimi nga i ka marrë plumbat.

“Dy janë provat që do të na çojnë në zbardhjen, e para në armën që mund të jetë sekuestruar nga policisë duhet të nëse ka gjurmë të dorës së viktimës, që fakton që ka pasur armën me vete. Së dyti nga këqyrja e kufomës, nëse rezulton se plumbat janë nga para pas, nëse janë nga pas punonjësi ka qenë në kapërcim të mbrojtjes së kushteve të nevojshme. Këto dy prova do ta ndajnë përgjegjësinë apo jo të policit”, tha Hoxha për Report TV.

Ai ka theksuar se mjafton që dikush t’i drejtojë armën policisë në kërcënim e sipër, siç është raportuar të ketë ndodhur në rastin e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, atëherë polici mund të hap zjarr pa paralajmërim. Kjo sepse sipas Hoxhës, një efektiv policie nuk mund të analizojë në ato momente nëse ajo është një armë zjarri lodër apo e vërtetë.

“Punonjësi i policisë nëse një individ paraqet rrezikshmëri, në rastin konkret dyshohet se ka pasur armë zjarri, e rëndësishme është që ky viktima duhet të kishte zhvilluar një sulm, sulm është që nga momenti kur nxjerr armën nga brezi, ndaj policisë ose personave të tjerë. Nëse i ka drejtuar armën dhe punonjësi ka hapur zjarr në momentin që sulmi i viktimës nuk ka përfunduar, atëherë punonjësi ka qenë brenda kushteve të mbrojtjes së nevojshme, se në ato momente nuk ka mundësi ta verifikojë nëse është armë e vërtetë apo lodrës. Në atë moment, polici mund të hap zjarr direkt pa paralajmërim”, tha Hoxha.

Hoxha u ndal të komentonte edhe vrasjen ish-drejtorin e Bankës, Artan Santo në zonën e Bllokut, ku një efektiv policie u pezullua nga detyra për mosveprim. Për Hoxhën, edhe ai do të kishte vepruar njëjtë, dhe për këtë dha argumente

“Dhe unë po të isha te ai polici, nuk do hapja zjarr në gjithë atë zonë të banuar, se mund të kishte pasoja te kalimtarë të zjarrit dhe një punonjës policie nuk mund të hap zjarr ndaj dy autorëve, por mund ta ndiqte pas motori”, tha Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.