Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, është rikthyer ngjarja e Potamit. Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, në përgjigje ndaj Grida Dumës, tha se efektivi i policisë ishte përjashtuar nga radhët e policisë, por ishte një prokuror KÇK që e riktheu atë sërish në detyrë.
“Meqë jemi në një marrëveshje ndërkombëtare për sigurinë detare, po i kthej një përgjigje edhe Grida Dumës. Asnjë në këtë sallë të paktën nuk e ka harruar tragjedinë e Potamit. Për çdo qytetar shqiptare, nuk ishte aksidenti, por kush e kreu atë aksident. Nuk e kreu një pushues i zakonshëm, por një punonjës policie.
Natyrshëm për atë lloj tragjedia as edhe sot unë personalisht nuk gjen dot fjalë të jap ngushëllim. Një element nga ajo tragjedi duhet të risillet në vëmendje sot dhe që të bëjë me një fakt që ky personi se kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion. Strukturat e policisë së shtetit e kishin përjashtuar dhe pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KÇK-së, e riktheu në polici të shtetit”.