Reperi i famshëm, Noizy ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Fier, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 8-vjeçar. Në një postim në Instagram, reperi shprehet se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë duhet pushkatuar.
“Unë jam “PRO” ligjit për pushkatim për mostra si Klodian Çalamani dhe përdhunues. Le të na vonohet edhe ca vjet anëtarësimi në Europë ska gjë“, shkruan reperi. Klodian Çalamani e kishte rrëmbyer fëmijën dhe pasi e kishte vrarë e kishte mbuluar me baltë.

