Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Behar Sofisë/ Gjykata e Lartë vulos vendimin, 127 vite burg për autorët e krimit

10:40 / February 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7414
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e 5 prej autorëve që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Bujar Sofia, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të vitit 2021 pranë ‘Piramidës’ në Tiranë.

Kolegji penal la në fuqi vendimin e dhënë nga Apeli i Posaçëm në 16 shtator të 2024.

Xhuljano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathidhe Bujar Leza u dënuan me nga 30 vite burg secili, ndërsa Ernejt Shyti i cili ishte bashkëpunëtor i drejtësisë, njëherësh ekzekutor, u dënua me 7 vite heqje lirie.

Pesë të akuzuarit u shpallën fajtor për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Jemin Shera i cili organizoi dhe dha urdhrin për vrasjen e biznesmenit është dënuar me 35 vite burg në mungesë.

Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u vra mëngjesin 25 shkurtit (2021) afër Piramidës në Tiranë. Vrasësi i cili u largua me biçikletë  pasi e ndoqi disa metra pranë shtëpisë së tij, i preu rrugën viktimës dhe e qëlloi. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi kreu misionin, fillimisht u largua në këmbë përmes urës së Lanës, më pas me biçikletë pranë kullave dhe u largua drejt Kodrave të Liqenit.

Behar Sofisë dënimi Gjykata e Lartë Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.