Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e biznesmenit Memli Begalla në 2018, Apeli kthen për rigjykim dosjen për dy të akuzuarit

11:51 / August 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
memli begalla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Apelit të Tiranës ka prishur vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë dhe ka vendosur të kthejë për rigjykim dosjen ndaj dy të pandehurve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në vitin 2018 në zonën e ish-Bllokut.

Denis Demiri ishte dënuar nga Shkalla e Parë me 25 vite burg për vrasje me paramendim, ndërkohë që për Ardian Serezin, të pandehurin tjetër, dosja ishte kthyer në prokurori, pasi sipas gjykatës nuk ishin siguruar prova për ta implikuar një krimin e rëndë dhe nëse të ardhmen prokuroria do të siguronte prova mund edhe t’i drejtohej gjykatës për ta marrë të pandehur.

Për këtë argument Apeli urdhëron Shkallën e Parë të rigjykojë çështjen në muajin shtator, me një tjetër trupë gjykuese të paanshme dhe profesionale. Në shtator rigjykimi duhet të nisë nga zero dhe të pandehurit nga njëra anë duhet të paraqesin argumentet e tyre dhe nga ana tjetër prokuroria duhet të këmbëngulë për mbajtjen e tyre nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Begalla.

Denis Demiri është dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim. Sipas të dhënave në dosje rezultonte nga pamjet e kamerave të sigurisë se është gjendur në praninë e Ardian Serezit dhe personave të tjerë dhe prokuroria tha se përmes këtyre pamjeve filmike dhe qelizave telefonike se Demiri ishte përgjegjës për vrasjen e biznesmenit Begalla.

Ndërsa Serezi arriti t’ia hidhte drejtësisë në Shkallën e Parë duke treguar një video ku shfaqej në një xhami në zonën e Kombinatit duke u falur në kohën e vrasjes. Duke pasur problematika sa i përket provave në rastin e Serezit, gjykata vendosi ta kthejë dosjen në prokurori dhe jo ta pushojë çështjen dhe në këto kushte ai fitoi lirinë.

Avokati i Serezit, Saimir Visha tha në një komunikim me gazetaren Lala se nuk do shkojë për rigjykim në Shkallën e Parë po do i drejtohet Gjykatës së Lartë më rekurs dhe pas vendimit të saj do vendoset për fatin e kësaj dosjeje. Aktualisht fashikujt e saj janë sjellë para Gjykatës së Tiranës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.