Policia ka identifikuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, ku u ekzekutua me breshëri plumbash biznesmeni Rakip Roli.
Shpallet në kërkim shtetasi S.L dhe djali i tij për vrasjen e Rakip Rolit.
Dyshohet se shkak për vrasjen janë bërë konfliktet që autorët kanë pasur me djemtë e viktimës.
Rakip Roli dhe familja e tij janë persona të njohur në zonën e Laçit, dhe kanë disa biznese, përfshirë mjetet e transportit të rëndë, si dhe një pikë materialesh ndërtimi.
Emri i tij nuk është i panjohur as për policinë, pasi biznesmeni është vënë në pranga në vitin 2011, si autor i rrahjes me pasojë plagosjen e rëndë të një 22-vjeçari. Po ashtu djemtë e viktimës kanë qenë të skeduar nga policia në vitin 2017, për trafik droge.
Dy djemtë e viktimës Emiljan dhe Sokol Roli janë pronarë të një pallati në zonën e Shëngjinit.