Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Briken Sanaj/ “Motiv, hakmarrja”, gazetarja: Autorët pritën të largohej bashkëshortja dhe fëmijët

22:32 / October 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
daci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Glediola Daci, e ftuar në emisionin “Open” ka diskutuar në lidhje me dinamikat e ngjarjes së mbrëmjes të të dielës, ku një 39-vjeçar, Briken Sanaj i njohur edhe me identitetin Anton Gjini në zonën e Kodrës së Diellit.

Ajo ka zbuluar se autorët e vrasjes kanë pasur informacione të sakta në lidhje me Sanaj, ndërsa janë treguar të kujdesshëm për të mos terrorizuar fëmijët e të ndjerit.

Daci u shpreh se ngjarja me shumë mundësi ka ndodhur si pasojë e hakmarrjes, referuar një plagosje që i vëllai i viktimës kreu në vitin 2012. 39-vjeçari kishte ardhur në Shqipëri për dasmën e një të afërmi, ndërsa ekzekutimi i tij është kryer pasi ka mbërritur në banesë.

“Deri në këtë fazë të hetimeve, pas përfundimit të dasmës autorët kishin informacion të detajuara për banesën ku jetonte dhe identitetin e dytë që përdorte, Anton Gjini. Dyshohet se është ndjekur që në momentin që ka mbaruar dasma e një të afërmi të tij. Autorët e kanë pritur 3 metra larg hyrjes së pallatit. Ka qëndruar disa minuta, ka zbritur bashkëshorten dhe fëmijët e mitur pastaj autori e ka pritur ndërsa pakoi makinën. Sapo doli maksimumi 4 metra nga dera e garazhit është qëlluar tre herë dhe të gjithë plumbat e kallashnikovit i ka në zonën e kokës. Autori dyshohet se ka hyrë nga pjesa e pasme e rezidencës kanë prerë rrethimin me tela me gjemba.

U dyshua se mund të ishte ngatërruar shënjestra sepse është kthyer me makinën e të vëllait shkaktar i një plagosje vite më parë. Kanë qenë shumë të organizuar dhe nuk kanë dashur të traumatizojnë fëmijët. Ka qenë shoku i tij që e ka dërguar në spital.

Nuk rezulton me precedentë penalë. Pas ngjarjes së 2012 është larguar bashkë me vëllain në Itali. Për shkak të problemeve me thyerjen e vizave ka ndryshuar identitet. Emri që përdorte në rezidencë ishte për të fshehur gjurmët sepse pavarësisht përpjekjeve nuk ishin shuar gjakrat”, tha Daci.

briken sanaj hakmarje Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.