FNSH dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle dhe kanë shoqëruar disa persona në Sukth dhe Shijak të Durrësit, lidhur me atentatin e ndodhur pak ditë më parë, ku humbën jetën Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti.
Policia ka shoqëruar disa persona të cilësuar si “të fortët” e Sukthit e Shijakut.
Sipas burimeve të shoqëruarit kanë mohuar përfshirjen në krimin e dyfishtë, ndërsa policia vijon aksionin për kapjen e autorëve, shkruan Shqiptarja.com.
Gjithashtu sipas burimeve bëhet e ditur se janë shoqëruar edhe miqtë e Juxhin Dautin që e shoqëronin si eskortë.
Gjatë marrjes në pyetje ata kanë mohuar të kenë informacione lidhur me atentatin./TiranaNews/