Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, dalin përgjimet: I hyri vetja në qejf, Besmiri po flet shumë

17:05 / June 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
23
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan në Krujë nga forcat RENEA si bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Haxhia në prill të 2020.  Gjithcka është zbardhur pas dëshmisë së të penduarit Klevis Alla, i cili ka treguar rolin e anëtarëve të grupit.

Besian Xhixha nga fshati Larushk dhe Enver Diva nga Fushë Mamurrasi u vunë në përgjim për një kohë të gjatë nga SPAK. Këta dy persona janë kontaktuar nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela për të vrarë vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Në një nga përgjimet Talo Çela dhe Nuredin Dumani shprehen se “Besmiri po fliste shumë, i ka hyrë vetja në qejf dhe nuk duhet të qarkullonte më”.

Atentati u mor përsipër nga Enver Diva ndërsa Xhixha u caktua të ndiqte vëllezërit. Plani dështoi pasi Diva u sëmurë me covid. Pas kësaj Nuredin Dumani dhe Talo Çela vendosën që të kryenin bashkë vrasjen e Besmir Haxhisë.

Ata u ndihmuan nga Klevis Alla i cili i informoi për lëvizjes e Besmirit, pa e ditur që në makinë ishte dhe vëllai tjetër. Prokuroria ka dyshime se konflikti ka nisur për sasisë e parave të grabitura në pistën e Rinasit, në 9 prill të 2019 ku mbeti i vrarë dhe Admir Murataj.

Hetuesit kanë prova të forta se paratë e vjedhura në Rinas, i mbanin të fshehura vëllezërit Haxhiaj. Anëtarët e grupit kanë hyrë në konflikt për shkak se nuk gjendej një pjesë e parave të grabitura.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuza për pengim të drejtësisë/ Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kërkon 6 vite burg për Thaçin, mbrojtja kërkon lirimin e tij

15:49 / September 10, 2026

Rama prezanton 6 piketat e reja të Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga objektet e konfiskuara, mbështetje për familjet e reja

14:56 / September 10, 2026

Nga kredia me interes zero, te subvencionimi i qirasë, Rama: Si do funksionojë programi kombëtar i strehimit

14:53 / September 10, 2026

Projektligji për pagat e gjyqtarëve/ Ministri i Drejtësisë: Kuvendi do ta shqyrtojë në 17 shtator

12:21 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.