Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka shkuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Komisariatin e Vlorës, pas vrasjes së dyfishtë në Panaja.
Nano ka shkuar së bashku me zëvendës drejtorin për Krimet Neritan Nallbati.
Atentati me dy të vrarë ndodhi mëngjesin e enjtes rreth orës 09:50 në dalje të fshatit Panaja. Të paktën tre persona morën pjesë fizikisht në ekzekutimin e 34-vjeçarit Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena. Mbi 60 plumba u qitën në drejtim të mjetit të tyre që përfundoi në kanal.