Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vrasja e Eglit, deputetja Tabaku: Institucionet qeveritare kthehen në bashkëpunëtorë, synim është kontrolli i mendimit qytetar

16:24 / August 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabakuuu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pikëpyetjet dhe akuzat ndaj Policisë, Urgjencës dhe Prokurorisë për vrasjen e Eglit Progës në Progradec pas dhunës fizike, për deputeten e PD-së, Jorida Tabaku në një vend normal shefi i policisë dhe drejtori urgjencës do të duhet të kishin reaguar menjëherë. ”Në një vend fasadë dhe propagande ku synim është kontrolli i mendimit qytetar ata reagojnë pak përpara kryeministrit. ndryshimi mes dy vendeve është si nata me ditën”,-shkruan Tabaku. Për të policia jo rrallë ka qenë më e gatshme të mbulojë gabimet e saj sesa të zbardhë të vërtetën.

Postimi i plotë

Në një vend normal, ku jeta e njeriut është gjëja më e çmuar, shefi i policisë dhe drejtori urgjencës do duhet të kishin reaguar menjëherë për rastin e vrasjes së një qytetari siç ndodhi në Pogradec. Në një vend fasadë dhe propagande ku synim është kontrolli i mendimit qytetar ata reagojnë pak përpara kryeministrit. ndryshimi mes dy vendeve është si nata me ditën.

Nuk kam ndërmend të hyjë fare detajeve në imtësi, koha dhe besoj hetimi i prokurorisë, KLP dhe ILD duhet ta zbulojnë. Madje duke i shkuar edhe më tej dëshmive dhe deklaratave kontradiktore të institucioneve shtetërore në lidhje me ngjarjen më shumë se sa një dëshmi e propagandës së dështuar tregon një shtet jo serioz dhe një bashkëpunim për të fshehur ngarjen.

Policia, prokuroria dhe gjykata! Të reagosh për një vrasje ku institucionet qeveritare kthehen në bashkëpunëtorë për sasinë e lajmeve kontradiktore që nxjerrin nuk është politikë. Pasi politikë quhet kur përpiqesh të përdorësh forcën e qeverisë dhe institucionin e policisë për t’i pikturuar ngjarjet sipas interesit të momentit.

Madje e djeshmja ka treguar që policia jo rrallë ka qenë më e gatshme të mbulojë gabimet e saj se sa të zbardhë të vërtetën. Prandaj jo kushdo reagon në emër të pushtetit edhe pse ka plot politikanë që fshihen si struci për ta ruajtur atë. Së fundi por jo nga rëndësia; një ndjesë dhe ngushëllim familjes që nuk e ka pranë djalin, babain dhe të afërmin e saj. Me shpresën se drejtësia do të vendoset për përgjegjësit!

Egli Proga jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.