Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Everest Çakës, Artan Hoxha tregon historinë që nisi me lekët e kokainës: Ia vranë vëllanë në Spanjë, “hasmit” i shkuan në varrim

22:31 / May 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 609c362f6dbc0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur të gjithë historinë e plotë që fshihet pas vrasjes së Everest Çakës, dje në Elbasan. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka bërë me dije se ishte vëllai i Çakës ai që kishte kërkuar punë nga Florenc Alikaj për të shitur kokainë për t’u vrarë pak kohë më vonë nga “Nel Çami”. Gazetari ka treguar se ky i fundit, pas ekzekutimit të gjithë familjes së tij, është zhdukur drejt Amerikës Latine, duke u kthyer në një personazh të rëndësishëm.

“Çaka nuk ka shkuar në varrimin e “Arjanit të Vogël”, kishte kohë që kishte distancë me të. Alfond Çaka kishte shkuar në Spanjë me familjen dhe dëgjoi se atje ishte Florenc Alikaj. Ka kërkuar punë. Alikaj ishte përfshirë në trafikun e kokainë dhe i ka dhënë punë. Në një moment nuk i ka kthyer lekët. E kërkon për ta takuar, nuk i del. E gjen në një lokal dhe në prezencë të njerëzve të tjerë e qëllon me shuplakë. Vjen Zenel Çami, mik i ngushtë me Florencin dhe shkojnë në një restorant. Rrugës ndalojnë në një karburant, shkon Çaka dhe qëllon. por i bllokohet arma. Në këtë moment Nel Çami e qëllon dhe e vret. Mbas ngjarjes, vëllai i Florencit shkon tek familja e Everesit dhe i shpjegon ngjarjen dhe i thotë që djalin tuaj nuk e ka vrarë djali ynë. Familjarët i shkojnë edhe në varrim. Florenci shkon në Itali dhe kthehet pas 7 muajsh se i ka lindur nusja por kapet nga Policia. Alikaj nuk tregoi prezencën e Nel Çamit sepse mendonte se i shpëtoi jetën. Mbas këtij momenti nuk është parë më. Florenci shkon në burg, nuk pranon të tregojë të vërtetën, pagoi para dhe u dënua nga 16 në 6 vite burg. Nga ky moment hyn në lojë Everesti. Vret vëllain shofer. Më pas Florenci kthehet në Elbasan, ekzekutohet edhe ai. Në pamundësi për t’u hakmarrë ndaj Nelit, vendos për familjarët e tij. Ka hyrë në banesë dhe ka vrarë dy vëllezërit dhe bananë e tij. Informacioni i fundit për Nel Çamin është se gjendjet në Amerikën Latine. Nuk është vërtetuar kurrë se autori apo porositësi është Çaka“, tha Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.