Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Vrasja e gazetarit arab, pubikohet video kur punonjësi i konsullatës saudite transporton pjesët e trupit

09:25 / January 2, 20191 Min Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1546415845 Screenshot4
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Televizioni shtetëror turk ka transmetuar një video ekskluzive ku shihet një person duke dalë nga konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll me çanta në duar në të cilat dyshihet se gjendeshin pjesët e trupit të gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi.

Në video duket personi ende i paidentifikuar duke nxjerrë pesë çanta të zeza sportive nga dalja kryesore e Konsullatës në të cilën gazetari Khashoggi u vra në fillim të tetorit.

Edhe pas publikimit të videos ende nuk ka një reagim nga autoritetet saudite sa i përket faktit se çfarë ndodhej brenda çantave.

Jamal Khashoggi ishte një kritik i princit të kurorës Muhammed bin Salman. Ai  u vra nga një ekip agjentësh sauditë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Khashoggi jetonte në Amerikë dhe ndodhej në Turqi vetëm  për të marrë dokumentet në mënyrë që të martohej me të fejuarën e tij turke.

Fillimisht qeveria saudite e mohoi vrasjen e tij, ndërsa më pas ndryshoi qëndrim duke pranuar se ai ishte vrarë aksidentalisht në konsullatë pas një grindje me një ekip të dërguar për të negociuar kthimin e tij në atdhe.

saudite Televizioni shtetëror turk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kontrabandonte flori drejt Shqipërisë, përfundon në burg 39-vjeçari turk

12:00 / March 21, 2025

Bleu karburant me kartëmonedha false, arrestohet turku

11:00 / March 1, 2025

Kreu mbi 1 milion euro transaksione të paligjshme, arrestohet turku

11:45 / January 14, 2025

VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në Kuvend

20:47 / July 24, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.