Tre raketa kanë shpërthyer sot pranë ambasadës amerikane në Bagdad. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare. Mësohet se raketat kanë shpërthyer në një bazë ajrore ushtarake që strehon trupat amerikane. Bëhet fjalë për bazën Balad Airbase, në të cilën ranë dy prej raketave.
Ambasada është e vendosur në Zonën e Gjelbër të Sigurisë, sipas Sky News Arabia.
Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, protestuesit pro-Iranit sulmuan ambasadën e SHBA-ve në një rrethim që zgjati pak më shumë se një ditë. Ndërkohë, dje gjatë një sulmi ajror u vra gjeneralin e Iranit Qassem Soleimani, ngjarje që solli reagime të ashpra mes dy kampeve, SHBA-Iran. Presidenti i vendit Rhouhani deklaroi se shumë shpejt do të vinte hakmarrja ndaj SHBA-ve ndërsa Donald Trump tha se vrasja e Soleimanit u bë për të ndalur luftën.