Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Hekuran Billës, policia jep detaje: Bashkëpunëtori është nipi i …

10:43 / June 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hekuran billa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor, duke thënë se personi i dyshuar si bashkëpunëtor në krim është nipi i Prep Markut të vrarë në vitin 2006 në Angli nga Billa.

Sipas policisë janë sekuestruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

NJOFTIMI I PLOTE

Vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e shtetasit H. B.

Më parë është shpallur në kërkim dhe një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit S. M., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.

Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është bërë edhe shpallja në kërkim e shtetasit V. M., si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet për ndalimin e shtetasit S. M. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbajtja pa leje”.

hekuran billa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.