Kush e vrau 57-vjeçarin Ismet Çekorja në Shkodër? Grupi hetimor ka përjashtuar nga hetimet hakmarrjen e Alban Bruçit, i riu që u shpëtoi atentatit të 25 gushtit.
Policia e Shkodrës ka bërë shoqërimin e afro 15 personave në komisariat për t’u marrë në pyetje. Mes të shoqëruarve është edhe Alban Bruçi ndaj të cilit më 25 gusht të këtij viti iu bë një atentat në lagjen Rus ndërsa policia shpalli në kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autor i dyshuar, djali i viktimës Ismet Çekorja që u vra dy ditë më parë.
Pak ditë përpara se Çekorja të vritej, u takua me babain e Alban Bruçit pasi kishin lidhje shoqërore të hershme dhe familjet janë sqaruar me njëra-tjetrën se Bajram Çekorja, djali i viktimës nuk ka asnjë lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit.
Burimet pranë grupit hetimore bëjnë me dije se po punohet në hetimet për ngjarje të para disa viteve me të cilat mendohet se ka qenë i përfshirë i biri i viktimës dhe vetë ai. Bajram Çekorja është një emër i njohur për policinë, pasi është ndaluar dy herë nga blutë e Shkodrës në vitin 2016 dhe 2019.