Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Klaudio Prendit i kalon për hetim SPAK

12:15 / November 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1731999112x1731997565 klaudioprendi yo3r09 ue transformed 814
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e Klaudio Prendit i ka kaluar për kompetencë SPAK.

Do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit, i cili u vra me armë me silenciator në afërsi të Xhamllikut.

Burime nga organi i akuzës shprehen se ka dyshime se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal.

Prendi u vra pak pas mesnate, më 19 nëntor në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e njohur si “Xhamlliku”.

Duke analizuar pamjet e marra nga kamerat e bizneseve në zonë, hetuesit kanë mundur të zbulojnë itinerarin e autorëve.

Makina e tyre rezulton të jetë parë përgjatë rrugës “Xhanfize Keko”, për rreth një orë para krimit.

Kjo tregon se ata kanë ndjekur lëvizjet e të riut dhe kanë pasur dijeni të plotë se ai ndodhej në lokal.

Po ashtu, në asnjë moment në makinën e autorëve nuk janë hapur xhamat e zinj.

Bashkë me viktimën në lokal ishin edhe 3 efektivë policie, miq të tij.

Dy prej tyre e kanë dërguar menjëherë në spital drejt Traumës, ndërsa efektivi i tretë është vënë në ndjekje të autorëve, por mjeti “Audi” ka humbur gjurmët pa shkuar te rreth-rrotullimi i Shkozës.

Nga ana tjetër policia do të verifikojë edhe njëherë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Liqenit Artificial ku një vit më parë u vodh automjeti i autorëve.

Ndërkohë po pritet përgjigje nga autoritetet greke në lidhje me targat që i ishin vendosur makinës, nëse ato janë denoncuar si të vjedhura në Greqi apo jo.

Klaudio Prendi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.