Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e kryekomisar Tahiraj nga i forti i Shijakut! Gjykata shpall fajtor policët që nuk ndërhynë për të ndaluar ngjarjen

18:42 / May 2, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi konsiderimin për t’i shpallur fajtorë dy oficerë policie të cilët ishin të pranishëm gjatë arrestimit të Ilir Xhakjas i cili qëlloi për vdekje shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, më 13 shtator 2012. Kolegji penal thotë se dy oficerët F. H dhe K.SH shpërdoruan detyrën dhe nuk kryen asnjë veprim në momentin që u vra shefi i policisë duke mos reaguar për neutralizuar ngjarjen dhe autorin, duke lejuar që ai më pas të largohej nga vendngjarja.

Kolegji ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë, i ka gjetur fajtor të gjykuarit K. Sh dhe F. H, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i KP. Konkretisht, gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar se, të gjykuarit janë subjekte të posaçme, të cilët ushtrojnë një funksion publik pasi në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohen, kanë qenë me detyrë oficerë policie dhe veprën penale e kanë kryer pikërisht për shkak se kanë patur këto cilësi që i buronin nga detyra. Në lidhje me anën objektive të kësaj figure krimi, gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar se të dy të gjykuarit kanë konsumuar këtë vepër penale me mosveprim (pra me qëndrim pasiv), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës dhe në shkelje të ligjit funksional për policinë e shtetit.

Kjo për arsye se ndonëse kanë patur detyrimin të vepronin dhe të merrnin masa konkrete dhe ka ekzistuar mundësia reale për të vepruar (si persona me aftësi të posaçme për të vepruar në këto lloj situatash para kriminale) ata nuk kanë vepruar dhe si pasojë e këtij mosveprimi Ilir Xhakja ka kryer veprën penale tepër të rëndë në dëm të jetës së Shefit të Komisariatit. Sipas vlerësimit të gjykatës është provuar ardhja e pasojës që ligji kërkon dhe pikërisht cenimi i rëndë i rendit dhe sigurisë publike, besimit të qytetareve tek shteti, pasi subjekti i krimit në këtë rast ka qenë pikërisht një punonjës i policisë së shtetit, i cili që në marrjen përsipër të detyrës, ka pranuar të gjitha rrethanat faktike ku mund të ndodhet gjatë ushtrimit të saj, duke marrë përsipër detyrimin për të zbatuar ligjin e çdo rast në funksion të mbrojtjes në radhë të parë të jetës së çdo qytetari’ thuhet në vendim ku shtohet se prishet vendimi i apelit dhe lihet në fuqi ai i shkallës së parë që i ka konsideruar dy oficerët e policisë fajtorë

Adem Tahiraj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, ministri Gonxhja: Çon në përfitimin e pensioneve

17:15 / July 17, 2025

Spiropali në Turqi, takohet me Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare, Kurtulmuş: Ne kontribuojnë për stabilitetin, sigurinë dhe paqen

16:34 / July 17, 2025

Sarandë, plagosen 2 persona. Policia jep detaje nga sherri

16:12 / July 17, 2025

Balluku thirrje qytetarëve: Mos paguani asnjë zyrë avokatie apo noterie për shërbimet e e-Albania, ata do të penalizohen

15:44 / July 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.