Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Liridonës, Gjykata lë në burg Naimin dhe dy të dyshuarit e tjerë për krimin që ka mistere

17:15 / December 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Liridona dhe Naim Murseli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të dyshuarit Naim Murseli, avokatit Ahmet Ahmeti, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 3 dhjetorit 2023, me të cilin Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nën dyshimin për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj.

Mbrëmjen e 29 nëntorit, Kosova dhe mbarë shqiptarët janë tronditur nga vrasja e Liridona Ademaj-Museli. Ajo u vra në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia e Kosovës e kishte raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

“Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PPRKR.nr.309/2023 të datës 12.12.2023, të pandehurve N.M, G.P dhe K.K, i ’u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri N.M, ka kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 dhe 1.4, lidhur me nenin 31 të KPRK, i pandehurit G.P, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të KPRK dhe veprës penale secili veç e veç mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK, si dhe i pandehuri K.K për shkak të veprës penale marrëveshja për të kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.6 lidhur me nenin 35 të KPRK”, thuhet në njoftimin e Apelit.

liridona
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama feston mbylljen e Kapitullit 20 me delegacionin shqiptar: Pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu, nuk i ndahemi kësaj pune

19:28 / October 13, 2026

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.