Për vrasjen e 59-vjeçarit Martin Bardhit dje në Rrëshen, policia ka marrë në pyetje anëtarë të fisit Reçi. Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit.Të tre ndodhen në spitalin e Traumës dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.
Një nga pistat e hetimit është hakmarrja mes fiseve në Rrëshën. Viktima një muaj më parë ishte liruar nga paraburgimi pasi ishte arrestuar për tentativën vrasje ndaj Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit ndodhur fiks 6 muaj më parë 26 mars 2023.
Viktima Martin Bardhi, kishte një muaj që ishte liruar nga paraburgimi i Shën Kollit në Lezhë, pasi ishte arrestuar për tentativën vrasje ndaj Saimir Reçit, në 26 mars të 2023. Ndaj makinës së blinduar të Saimir Reçit u qëllua me plumba.