Autoritetet marokene i kanë përcjellë homologëve shqiptarë aparatin celular të Ruben Saraivës. 28-vjeçari dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj më 19 prill të këtij viti, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin.
Marokenët të cilët arrestuan Ruben Saraivën më shumë se 6 muaj më parë, pas një kohe të gjatë pa përgjigje, i kanë kërkuar palës shqiptare prova shtesë në kërkesën e tyre për ekstradim të vrasësit gjakftohtë në drejtim të Tiranës.
Lexo edhe :
Related Posts
Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma s’ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.