Një 15-vjeçar mbeti i vrarë ditën e sotme në Gramsh pas një sherri me katër adoleshentë të tjerë, ndërsa mbeti i plagosur edhe kushëriri i tij, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në një prononcim për “Euronews”, drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”, Ardiana Hasa, e prekur nga ngjarja, u shpreh se viktima, Fatjon Bici, ishte një nxënës shembullor dhe nuk shkaktonte probleme.
“Ishte një nxënës shembullor. Jam shumë e prekur nga ngjarja. Adoleshenti që u vra nuk ishte nxënës problematik”, tha ajo ndër të tjera.