Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Pëllumb Metës dhe groposja pranë banesës/ Karamuço: “Fëmijët kanë pasur si drejtuese nënën”

20:58 / February 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karamuco 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, në një intervistë ne një emision televiziv foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë me parë në Shënevlash në Durrës. Gjatë kësaj interviste, eksperti Ervin Karamuço u shpreh se ngjarja është shumë e rëndë dhe merr përmasa të frikshme edhe ftohtësia e treguar më pas nga fëmijët për të groposur trupin e babait.

Gjithashtu ai shtoi se roli i nënës, bashkëshortes së viktimës, Blerina Meta, është shumë i komplikuar, duke shtuar se fëmijët për këtë ngjarje të rëndë kanë pasur si drejtuese nënën.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetari Ervin Leka: Dy fëmijët kanë paraqitur edhe disa letra shëndetësore duke shfaqur babanë e tyre me probleme të shëndetit mendor dhe këtu janë ngritur edhe dyshime ku policia ka vijuar më tej hetimet. Dhuna në familje është pranuar nga të gjithë anëtarët. Është edhe dëshmia e nënës dhe e vëllait të vogël që dhuna ka qenë e vazhdueshme dhe fizike dhe ajo psikologjike.

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço: Është një çështje shumë e rëndë. Dhe organizimi për të zhdukur gjurmët e ka bërë shumë të frikshme. Ftohtësia e këtyre njerëzve, pa pikën e empatisë, asnjë lloj pendese. Edhe vetë oficerët e policisë kriminale janë habitur, një gjë e akullt komplet.

Roli i mamasë shumë i komplikuar. Për mua fëmijët kanë pasur si drejtuese nënën. Të gjithë këta i ka shkundur nëna e tyre, që tani është në ndjekje të lirë. Asaj shtëpie tashmë i është vënë celësi. Nesër pritet prova, gjurmët e gishtave. Faktorët plotësues në raste shumë të rralla mund të rezistojnë deri në dy javë, më shumë rezistojnë në veshje, edhe pse po kontrollohen të gjitha. Si duket i kanë bindur edhe me çështjen e dënimit, që merr dënimin më të lehtë.

Gazetari Ervin Leka: Të tre fëmijët do të rimerren në pyetje, pasi edhe sot kanë pasur kontradikta. Sipas policisë është Hysen Meta, qitësi ndaj babait të tij.

ervin karamuco pellumb meta Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.