Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vrasja e policit në veri të Kosovës/ Vuçiç: Serbia do të hetojë! Nuk duam luftë, shkaku i gjithë problemeve është Kurti

22:49 / September 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia do të nisë hetimet për vrasjen e efektivit Afrim Bunjaku më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit gjatë përplasjes me një grup të armatosur. Në një intervistë për Reuters, Vuçiç u shpreh se Serbia dënon vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës duke nënvizuar se shteti serb “do të nisë procedurat gjyqësore” dhe do të hetojë të dyshuarit.

Ndër të tjera, në intervistën për Reuters, president i Serbisë foli dhe për vrasjen e njërit nga pjesëtarët e grupit terrorist. Ai tha se Policia e Kosovës e ka qëlluar nga një distancë e afërt prej 1 metri me plumb në kokë pavarësisht se sipas Vuçiç ai ishte dorëzuar.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga zëvendës komandanti rajonal për veriun e Kosovës, Veton Elshani, i cili është shprehur për Reuters se “Kjo është marrëzi, oficerët tanë nuk do ta bënin kurrë një gjë të tillë. Njërit prej të arrestuarve i dhamë ndihmën e parë në terren për t’i shpëtuar jetën pasi kishte pësuar lëndime.” Po ashtu, presidenti Vuçiç komentoi deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se Serbia ishte përfituese e sulmit mbi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrohet pozicioni ynë që kemi ndërtuar për një vit? Të shkatërrohet kjo brenda një dite? … Serbia nuk do luftë,” tha ai.

Gjithashtu, presidenti i Serbisë foli dhe për arsenalin masiv të armëve të gjetura nga kontrollet e Policisë në Kosovë në fshatin Banjskë pas sulmit, duke thënë se do të hetojë për origjinën e tyre.

Përsa i përket nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili në një video të publikuar nga ministri i Brenshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla dukej që ishte pjesë dhe po udhëhiqte grupin e armatosur serb, Vuçiç tha se do të “thirret nga prokuroria”.

Sipas presidentit serb shkak i situatës në Kosovë e sidomos në veri të saj është kryeministri Albin Kurti sepse sipas tij po pengon Asociacion të Komunave Serbe.

“Shkaku i të gjitha problemeve në Kosovë është Albin Kurti. Është ai që i ka sjellë të gjitha këto”, tha ai.

“Ne duhet të jemi me njerëzit tanë, dhe të përpiqemi të ruajmë paqen. Zgjidhja është gjithmonë në dialog.”-shton ai për Reuters.

Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, teksa po kryente një operacion për heqjen e një barrikade të vendosur në rrugë. Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë. Sulmuesit e dyshuar që sipas autoriteteve në Kosovë ishin rreth 30, u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty vazhduan përleshjet me Policinë.

Tre sulmues të dyshuar mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq katër persona janë arrestuar për këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe për të e fajëson Serbinë. Beogradi ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje. Më 27 shtator në Serbi u shpall ditë zie për tre serbët e vrarë në Banjskë. 

hetim veriu Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.