Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vrasja e Santjago Malkos, shfaqen në seancë gjyqësore pamjet filmike. Nëna shpërthen në lot

13:54 / January 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1666982817 page
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhvillohet procesi ndaj Ilir Selmanit dhe Elvis Gacaj, dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen e ish-policit Santjago Malko. Shfaqen në seancë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar pamjet filmike të vrasjes së Malkos.

Në seancën e sotme u panë të gjitha pamjet filmike ku tregohen lëvizjet e viktimës dhe të autorëve të dyshuar, se si ndiqet ai deri te ekzekutimi në rrugën “Xhanfize Keko”.

Pamja që lidhet direkt me ngjarjen, është pamja e një kamere sigurie e një lavazhi në rrugën “Xhanfize Keko” ku makina e autorëve të dyshuar vjen dhe ndalon te dera e lavazhit, raporton BW. Pret pak sekonda dhe në momentin kur vjen Santjago Malko e qëllojnë me breshëri kallashnikovi, makina ikën për disa sekonda për inerci dhe përplaset me disa kazanë. Sipas prokurorisë, Malko është qëlluar nga brenda makinës.

Sipas dosjes hetimore, ekzekutor dyshohet të jetë Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur si “Doxha”. Ndërkohë që akuzohen si organizatorë vëllezërit, Leonard dhe Elvis Duka. Vëllezërit Duka dhe Fatmir Hyseni janë duke u gjykuar në një proces tjetër.
Ndërkohë është dënuar Blendi Teta dhe janë në proces Ilir Selmanit dhe Elvis Gacaj.
Gjatë kohës së procesit që pa kamerat e sigurisë ishte dhe nëna e Santiago Malkos, e cila gjatë shfaqjes së momentit të vrasjes së të birit shpërtheu në lot.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.