Gjykata e Rrethir Gjyqësor Fier ka dhënë masën “arrest me burg” për Elmir Tufën.
31-vjeçari u shpall në kërkim për ekzekutimin me breshëri të Shkëlzen Kastratit, paraditen e 1 shkurtit në Sheq të Fierit. Viktima në momentin e atentatit po lëvizte me makinën e tij tip “Benz” kur u qëllua me breshëri plumbash nga një tjetër automjet në lëvizje.
Shkak për vrasjen dyshohet të ketë qenë hakmarrja.