Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e përhapjes së konfliktit në Gaza pas vrasjes së një prej udhëheqësve të Hamasit në Bejrut, ka thënë Departamenti i Shtetit.
Izraeli është fajësuar për shpërthimin në Liban, por nuk ka një konfimin prej tyre. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, tha se Uashingtonit nuk i ishte dhënë njoftimi paraprak për sulmin dhe nuk mund të jepte një vlerësim se kush e kreu atë.